Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.
Photo
Video
SKU: 99-1000225761

Atlete Knit Green

100 100 1
Përshkrim I shkurtër

Duke ecur drejt një të ardhmeje të rehatshme dhe të qëndrueshme, ne zëvendësuam disa nga materialet me materiale më miqësore me ambientin. Këto atlete janë të ajrosshme dhe përshtaten me formën unike të këmbës suaj. Pjesa e jashtme speciale me flluska të vogla ajri siguron peshë të lehtë, elasticitet dhe ajrosje të lartë. Pjesa e sipërme e tyre e thurur është e shtrirë dhe do të përqafojë këmbët tuaja me një rehati përkëdhelëse.

Atlete Knit Green
Tabela e madhësive
Stock: 2
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 60
Më shumë

Duke ecur drejt një të ardhmeje të rehatshme dhe të qëndrueshme, ne zëvendësuam disa nga materialet me materiale më miqësore me ambientin. Këto atlete janë të ajrosshme dhe përshtaten me formën unike të këmbës suaj. Pjesa e jashtme speciale me flluska të vogla ajri siguron peshë të lehtë, elasticitet dhe ajrosje të lartë. Pjesa e sipërme e tyre e thurur është e shtrirë dhe do të përqafojë këmbët tuaja me një rehati përkëdhelëse.

Më shumë
Përshkrimi

Ecni drejt një të ardhmeje miqësore me ambientin

Të punuara nga materiale të ricikluara dhe me një shuall të avancuar Ultimax që u siguron atyre peshë të lehtë dhe mbrojtje të shkëlqyer me ajrosje të lartë, këto atlete do të bëhen shpejt të preferuarat tuaja.

Ato janë punaur pjesërisht me materiale të qëndrueshme dhe të ricikluara. Ky material i përdorur në atlete, është bërë nga shishet PET, kështu që me këto atlete jo vetëm që dukeni dhe ndiheni shkëlqyeshëm, por gjithashtu kontriboni në mirëqenien e planetit tonë.

Atlete Knit Green

Ajri brenda, lagështia jashtë

Materiali i thurur mundëson ajrosje këtyre atleteve. Kanë një shtrojë të zhvilluar posaçërisht për qarkullim sa më të madh të ajrit dhe ato janë ndër atletet tona më të ajrosshme. Mos u ndjeni më në siklet nga djersitja e këmbëve. Atletet do t'i mbajnë këmbët tuaja të freskëta gjatë gjithë ditës. Super të lehta për t'u kombinuar me veshje dhe me dizajn të bukur. Mos kini frikë se ndoteni, ato mund të përballojnë të gjithë terrenin dhe mund të lahen në edhe në rrobalarëse.

Atlete Knit Green

Zbuloni pse këmbët tuaja do t'i pëlqejnë ato

Atletet janë bërë pjesërisht nga materiale të ricikluara, andaj ju kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit. Po ashtu, me këto atlete dëshmohet se ju mund t'i mbani këmbët rehat dhe mjedisin të sigurtë, në të njejtën kohë. Këto atlete janë të ajrosshme dhe përshtaten me formën unike të këmbës suaj.

Shtrojë Ultimax për komoditet të lartë

Për shkak të një shtroje të jashtme të formuar posaçërisht, të bërë nga flluska të ajrosura super të vogla, këto atlete janë jashtëzakonisht të lehta. Komponimi funksionon gjithashtu si elastik dhe mundëson komoditet të lartë. Ajo që do të thotë në praktikë është; kur këmba juaj prek dyshemenë, materiali tkurret dhe ju kthen energjinë e kthimit për lëvizjen tuaj të radhës. Kur i vishni ato gjatë gjithë ditës, do ta përjetoni gjithashtu mbrojtjen e shkëlqyer për shkak të gomës së shuallit të jashtëm.

Atlete Knit Green

Shtrojë ekstra e rehatshme

Shtroja është e formësueshme, e mbështjellur dhe e projektuar me teknologji inovative anatomike që siguron ajrosje dhe absorbim më të mirë të djersës. Prandaj e çon rehatinë tuaj në një nivel tjetër. Mbështetja e duhur e harkut do të stabilizojë hapin tuaj dhe do të kujdeset për mbështetjen e këmbëve gjatë gjithë ditës.

Atlete Knit Green

Atlete të qëndrueshme

Falë një pjese të materialeve të ricikluara të PET, PES, shtrojës EVA dhe përdorimit të bio-vajit, si dhe gomës së ricikluar ne u munduam të japim kontributin tonë simbolik, në të njejtën kohë, duke mos kompromentuar rehatinë dhe cilësinë. Kontribuoni edhe ju duke blerë atlete eko-miqësore. Mbi të gjitha, atelete të qëndrueshme dhe të rehatshme.

Atlete Knit Green
Si të masni numrin e këmbës? Shiko tabelën dhe gjeje madhësinë e duhur për këmbën tënde.

Si ta masni madhësinë e këmbës

Këpucët e duhura dhe përshtatja perfekte përbëjnë bazën për hapa të shëndetshëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat këpucë Ëalkmaxx kanë madhësinë e duhur për këmbët tuaja, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë.

Ju duhen dy fleta letre (A4), një laps dhe një vizore.

  • 1
    Si ta masni madhësinë e këmbës - hapi 1

    Shenjëzoni formën e këmbës

    Vendosni letrat në dysheme, pastaj shkelni mbi letër. Qëndroni drejt mbi letër me thembra mbështetur për muri. Po ashtu, sigurohuni që keni mbathur çorapet që planifikoni t’i mbathni me ato këpucë. Sigurohuni që ta keni peshën e plotë në këmbë, për matje sa më të saktë. Me një laps shenjëzoni formën e shputës suaj, duke u siguruar që lapsi të jetë në një kënd 90 shkallë.

  • 2
    Si ta masni madhësinë e këmbës - hapi 2

    Masni gjatësinë dhe gjerësinë

    1. Masni gjatësinë nga pjesa e pasme / qendrore e thembra deri në fund të gishtit më të gjatë.
    2. Masni pjesën më të gjerë të shputës nga njëra anë në tjetrën.

    Mund t’i bëni matjet disa herë, për të siguruar rezultate më të sakta.

  • 3
    Si ta masni madhësinë e këmbës - hapi 3

    Gjeni përshtatjen perfekte

    Në tabelë do të gjeni masat e gjatësisë dhe gjerësisë, bashkë me numrat që i përshtaten.

    Shënim: Nëse jeni në mes dy numrave sa i përket gjatësisë, zgjedhni numrin më të madh. Nëse jeni në dilemë për gjerësinë, zgjedhni më të përafërtën.

Masat për Atlete Knit Green

Madhësia e deklaruar

Gjatësia e këmbës

(cm)

Gjerësia e këmbës

(cm)

36 23,4 8,0
37 24,0 8,2
38 24,7 8,4
39 25,4 8,5
40 26,0 8,7
41 26,7 8,9
42 27,4 9,0
43 28,0 9,2
44 28,7 9,4
45 29,4 9,5
46 30,0 9,7

Vlerësimet e Konsumatorëve (1 Vlerësime)

5

1 vlerësime

1 Produkte

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Xhevat

www.walkmaxx-ks.com

Ia vlenë me I blerë,!
Janë atlete te rehatshme për ecje.
Janë të qëndrueshme.