- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
Atlete Trend Knit
Të qëndrueshme, të rehatshme, të ajrosshme dhe të bukura, këto atlete janë të përshtatshme për raste të ndryshme. Janë risi në familjen Walkmaxx, sepse kanë shuallin e sheshtë, dhe kombinojnë rehatinë dhe elegancën. Mund t’i mbadhni për ecje në park, punë apo takime të ndryshme – do të përshtaten thuajse me çdo veshje. Zgjedhni numrin tuaj (36-46) dhe ngjyrën e preferuar.
- Më shumë
-
Të qëndrueshme, të rehatshme, të ajrosshme dhe të bukura, këto atlete janë të përshtatshme për raste të ndryshme. Janë risi në familjen Walkmaxx, sepse kanë shuallin e sheshtë, dhe kombinojnë rehatinë dhe elegancën. Mund t’i mbadhni për ecje në park, punë apo takime të ndryshme – do të përshtaten thuajse me çdo veshje. Zgjedhni numrin tuaj (36-46) dhe ngjyrën e preferuar.
Më shumë - Përshkrimi
-
Për rehatinë e këmbëve tuaja
A keni shikuar ndonjëherë te këpucët e dikujt dhe keni menduar: “Këto duhet të jenë shumë të rehatshme!” Pikërisht këtë duam ta arrijmë me atltetet Trend Knit – këto këpucë janë praktike dhe elegante, me lidhëse për më shumë rehati dhe stil.
Të gjithanshme
Të qëndrueshme, të rehatshme, të ajrosshme dhe të bukura, këto atlete janë të përshtatshme për raste të ndryshme.
Dizajni i gjithanshëm dhe minimalist ju mundëson t’i kombinoni me veshje të zakonshme apo sportive. Mbadhni dhe shijoni ditët e ngrohta duke përjetuar rehati në çdo hap.
Përjetoni ndjesinë e lehtësisë
Atletet Trend Knit kanë një shuall të sheshtë dhe super të rehatshëm, si dhe një material të ajrosshëm në pjesën e sipërme. Shualli i këtyre këpucëve një shtresë të poshtme shumë të përshtatshme, e cila mbështetë shputat tuaja gjatë ecjes. Sfungjeri memory brenda absorbon goditjet, duke ju mundësuar të përjetoni butësi dhe ndjesi të lehtësisë në çdo hap.
Shuall cilësor
Shualli me sipërfaqe jo-rrëshqitëse ju siguron stabilitet dhe ecje më të rehatshme në çdo terren. Me këto atlete, bëhuni gati për aventurat e reja që ju presin ditëve verore..
Shtrojë EVA
Pjesa e mesme ka shtrojë EVA, e cila është punuar nga flluska të vogla, të cilat ju ofrojnë butësi shtesë dhe fleksibilitet. Mbadhni atletet dhe përjetoni ndjesinë e rehatisë në çdo hap që bëni.
Material i butë dhe i ajrosshëm
Pjesa e sipërme ka material të thurur me kujdes dhe të ajrosshëm, që ju mban freskët dhe energjik, teksa ekuilibron temperaturën për më shumë rehati. Materiali përshtatet sipas dëshirës suaj, duke ua dhënë lirinë e lëvizjes.
- Si të masni numrin e këmbës? Shiko tabelën dhe gjeje madhësinë e duhur për këmbën tënde.
-
Si ta masni madhësinë e këmbës
Këpucët e duhura dhe përshtatja perfekte përbëjnë bazën për hapa të shëndetshëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat këpucë Ëalkmaxx kanë madhësinë e duhur për këmbët tuaja, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë.
Ju duhen dy fleta letre (A4), një laps dhe një vizore.
-
1
Shenjëzoni formën e këmbës
Vendosni letrat në dysheme, pastaj shkelni mbi letër. Qëndroni drejt mbi letër me thembra mbështetur për muri. Po ashtu, sigurohuni që keni mbathur çorapet që planifikoni t’i mbathni me ato këpucë. Sigurohuni që ta keni peshën e plotë në këmbë, për matje sa më të saktë. Me një laps shenjëzoni formën e shputës suaj, duke u siguruar që lapsi të jetë në një kënd 90 shkallë.
-
2
Masni gjatësinë dhe gjerësinë
- Masni gjatësinë nga pjesa e pasme / qendrore e thembra deri në fund të gishtit më të gjatë.
- Masni pjesën më të gjerë të shputës nga njëra anë në tjetrën.
Mund t’i bëni matjet disa herë, për të siguruar rezultate më të sakta.
-
3
Gjeni përshtatjen perfekte
Në tabelë do të gjeni masat e gjatësisë dhe gjerësisë, bashkë me numrat që i përshtaten.
Shënim: Nëse jeni në mes dy numrave sa i përket gjatësisë, zgjedhni numrin më të madh. Nëse jeni në dilemë për gjerësinë, zgjedhni më të përafërtën.
Masat për atletet Trend Knit
Madhësia e deklaruar
Gjatësia e këmbës
(cm)
Gjerësia e këmbës
(cm)
36 23,5 8,1 37 24,1 8,2 38 24,8 8,4 39 25,5 8,6 40 26,1 8,7 41 26,8 8,9 42 27,5 9,1 43 28,1 9,2 44 28,8 9,4 45 29,5 9,6 46 30,1 9,7 -
- Specifikat Teknike Shiko përbërjen, materialet dhe specifikat teknike që përkëdhelin këmbët tuaja.
-
Linja Walkmaxx Trend Madhësitë e disponueshme 36-46 Materiali : i brendshëm Foam, Mesh, molded EVA Materiali : i jashtëm gomë Materiali: i sipërfaqes (në mbathje) Knit/Cow suede/Webbing Ngjyrat e disponueshme hiri, kaltër, mint, zezë