Tigan i lartë Green Planet Delimano

Tigani i lartë Green Planet është i përsosur për fërgim, por edhe për të zier perime, supë, patate, pasta apo salca. Ky tigan eko-miqësor ka peshë të lehtë dhe e mban mirë nxehtësinë. Është i punuar nga alumini 100% i ricikluar dhe ka veshje Whitford Eclipse – rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes. Ka madhësi 28cm & kapacitet 2.9l.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Tigani i lartë Green Planet është i përsosur për fërgim, por edhe për të zier perime, supë, patate, pasta apo salca. Ky tigan eko-miqësor ka peshë të lehtë dhe e mban mirë nxehtësinë. Është i punuar nga alumini 100% i ricikluar dhe ka veshje Whitford Eclipse – rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes. Ka madhësi 28cm & kapacitet 2.9l.
Më shumë - Përshkrimi
-
Përdorni tigan të lartë alumini për shujta të shijshme
Tigani eko-miqësor Green Planet ka bazë alumini dhe është punuar sipas standarteve më të larta, për t’ju sjellur rezultate të përsosura në kuzhinë. Po ashtu, ka madhësinë & lartësinë e duhur për të përgatitur sasi më të madhe ushqimesh dhe është më tepër se sa një tigan për fërgim.
Funksionon në të gjitha pllakat
Me një tigan të madh dhe të lartë sikur ky, ju mund të fërgoni ushqime të shijshme mëngjesi për tërë familjen. Po ashtu, mund ta përdorni edhe për ta ngrohur picën, për të fërguar mishëra, perime apo edhe për zierje.
Ka kapacitet 2.9l, pra mund të përgaistni më shumë ushqim. Po ashtu, ky mund të përdoret në të gjitha pllakat, përfshirë edhe ato me induksion.
Veshje rezistente ndaj ngjitjes & gërvishtjes, për rezultate të përsosura në çdo kohë
Enët eko-miqësore Green Planet janë të veshura me Whitford Eclipse HB - veshja risi e përforcuar me pluhur diamanti. Ka bazë uji dhe është punuar pa substanca të dëmshme (PFOA, PFOS, Bisphenol...), me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.
Kjo veshje është jashtëzakonisht rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes, andaj ju mund të fërgoni vezë, omleta apo ushqime tjera edhe me një pikë vaj. Po ashtu, pastrohen lehtë.
Veshje gati 12x më e qëndrueshme*
Deri në 15x më rezistente ndaj ngjitjes*
Deri në 2,5x më rezistente ndaj gërvishtjes*
Punuar nga alumini 100% i riciklueshëm
* Krahasuar me veshjet e enëve komericale.
Zgjedhja më e mirë për ju, kuzhinën tuaj dhe planetin tonë të përbashkët
Tigani i lartë Green Planet është pjesë e linjës së re të enëve eko-miqësore nga Delimano, të punuara nga alumini 100% i riciklueshëm. Ky material eko-miqësor është krijuar nga mbetjet e aluminit. Prodhimi i enëve nga alumini i ricikluar, prodhon 95% më pak mbeturina të dëmshme sesa prodhimi nga alumini i pastër.**
Për më tepër, pasi enët e aluminit të jenë konsumuar, ju mund t'i dërgoni përsëri për riciklim - alumini mund të riciklohet plot herë pa i humbur vetitë dhe karakteristikat strukturore.
**Bazuar në raportin e Shoqatës Europiane të Aluminit, 2012
Për gatime me shumë shije e pak yndyrë
Enët Green Planet kanë veshje me sipërfaqe jo-ngjitëse, andaj edhe mund t'i gatuani ushqimet e preferuara edhe me një pikë vaj. Në këtë mënyrë, do të usheheni shijshëm dhe shëndetshëm.
Po ashtu, falë veshjes së mrekullueshme që kanë, janë shumë rezistente edhe ndaj gërvishtjes dhe pastrohen shumë lehtë.
Alumini - i lehtë, i qëndrueshëm dhe përcjellës i mira të nxehtësisë
Ka plot aryse se pse duhet përdorur alumini i ricikluar:
- E mban mirë nxehtësinë (225 w/M°K) dhe është përcjellës i shkëlqyer i nxehtësisë, duke siguruar që e gjithë ena të nxehet njejtë në të gjitha pikat.
- Është i lehtë (2,7g/cm3) andaj edhe manovrohet lehtë.
- Nuk ndryshket.
- Është i qëndrueshëm, zgjatë shumë.
- Është higjienik, i sigurtë dhe në përputhje me standartet për enët që kanë kontakt me ushqim.
S'keni nevojë t'i ndërroni pllakat - Green Planet funksionon në të gjitha
Tigani Green Planet përmban pllakë induksioni prej çelikut të pandryshkshëm, kështu që mund të përdoret në të gjitha pllakat e pjekjes, përfshirë edhe ato me induksion. Pra, më nuk keni nevojë t'i ndërroni pllakat.
Pasurojeni koleksionin Green Planet me kapakë Delimano
Kapakët prej qelqi nga Delimano, janë punuar nga qelqi borosilik i zbutur (material eko-miqësor). Ky qelq është afro katër herë më i fortë se sa qelqi "i zakonshëm", i cili mund të ndahet në copa të dhëmbëzuara kur thyhet.
Kapaku është me xham të tejdukshëm, andaj edhe mund ta përcillni gjendjen e ushqimit teksa gatuhet. Po ashtu, kapaku ka një dorezë praktike, e cila ka një vend ku mund ta vendosni lugën. Ky kapak është në dispozicion në 5 madhësi: 16 cm, 20 cm, 24 cm, 26 cm dhe 28 cm.
Zbuloni më shumë nga linja jonë Green Planet
Linja e enëve eko-miqësore nga Delimano përmban tenxhere, tiganë dhe tepsi të ndryshme, që lehtësisht mund t'i kombinoni me kapakët Delimano. Ju mund të zgjedhni ndonjë nga setet që kemi përgatitur për ju, ose t'i merrni ndaras.
- Specifikat Teknike
-
Dimenionet 26cm Kapaciteti 2,9l Material alumin Material interieri veshje që nuk ngjit Materiale Bazë aluminium Mund të lahet në enëlarëse Po