Tavë rrumbullake Green Planet Delimano

Tava eko-miqësore Green Planet do të bëhet një nga enët më të përdorura në kuzhinën tuaj! Është e punuar nga alumini 100% i ricikluar, ka peshë të lehtë dhe veshje Whitford Eclipse HB - shumë rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes. Po ashtu, ka doreza të sigurta për furrë, madhësi 28cm dhe kapacitet 3.2l. Gatuani me më pak yndyrë dhe më shumë shije për tërë familjen tuaj!
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Tava eko-miqësore Green Planet do të bëhet një nga enët më të përdorura në kuzhinën tuaj! Është e punuar nga alumini 100% i ricikluar, ka peshë të lehtë dhe veshje Whitford Eclipse HB - shumë rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes. Po ashtu, ka doreza të sigurta për furrë, madhësi 28cm dhe kapacitet 3.2l. Gatuani me më pak yndyrë dhe më shumë shije për tërë familjen tuaj!
Më shumë - Përshkrimi
-
Përgatisni ushqime të shijshme në këtë tavë eko-miqësore
Ne e pëlqejmë gatimin, andaj çdo herë jemi në kërkim të enëve të duhura, të cilat na mundësojnë një përvojë gatimi të lehtë dhe argëtuese. Tava rrumbullake Green Planet është një prej tyre, po ashtu edhe një nga produktet tona të preferuara. Ka madhësi 28cm (kapacitet 3.2l), andaj mund të përgatisni ushqime të shijshme për tërë familjen. Mund ta përdorni për të gatuar apo pjekur patate, perime, lloje të ndryshme mishi, pasta, sarma, lazanja, burek dhe jo vetëm.
Mund të përdoret në furrë dhe të gjitha pllakat
Tava është punuar nga alumini cilësor që e shpërndan nxehtësinë shpejt dhe në mënyrë të barabartë, kurse baza e tavës ka pllakë induksioni prej çeliku inox. Prandaj kjo tavë mund të përdoret në të gjitha pllakat, përfshirë edhe ato me induksion. Po ashtu, ka doreza të sigurta andaj mund të përdoret edhe në furrë (230°C).
Tavë e lehtë alumini, e cila e përçon mirë nxehtësinë
Kjo tavë kombinon plot cilësi: ka performancë të lartë, peshë të lehtë dhe pamje elegante që i shkon çdo kuzhine.Po ashtu, falë materialit alumin, e shpërndan nxehtësinë shpejt dhe në mënyrë të barabartë në tërë sipërfaqen.
Po ashtu, ka veshje Whitford Eclipse HB, e cila nuk lejon ngjitjen e ushqimit, duke ju mundësuar të gatuani edhe me pak vaj dhe ta pastroni më lehtë.
Veshje rezistente ndaj ngjitjes & gërvishtjes, për rezultate të përsosura në çdo kohë
Enët eko-miqësore Green Planet janë të veshura me Whitford Eclipse HB - veshja risi e përforcuar me pluhur diamanti. Ka bazë uji dhe është punuar pa substanca të dëmshme (PFOA, PFOS, Bisphenol...), me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.
Kjo veshje është jashtëzakonisht rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes, andaj ju mund të fërgoni vezë, omleta apo ushqime tjera edhe me një pikë vaj. Po ashtu, pastrohen lehtë.
Veshje gati 12x më e qëndrueshme*
Deri në 15x më rezistente ndaj ngjitjes*
Deri në 2,5x më rezistente ndaj gërvishtjes*
Punuar nga alumini 100% i riciklueshëm
* Krahasuar me veshjet e enëve komericale.
Zgjedhja më e mirë për ju, kuzhinën tuaj dhe planetin tonë të përbashkët
Tava rrumbullake Green Planet është pjesë e linjës së re të enëve eko-miqësore nga Delimano, të punuara nga alumini 100% i riciklueshëm. Ky material eko-miqësor është krijuar nga mbetjet e aluminit. Prodhimi i enëve nga alumini i ricikluar, prodhon 95% më pak mbeturina të dëmshme sesa prodhimi nga alumini i pastër.**
Për më tepër, pasi enët e aluminit të jenë konsumuar, ju mund t'i dërgoni përsëri për riciklim - alumini mund të riciklohet plot herë pa i humbur vetitë dhe karakteristikat strukturore.
**Bazuar në raportin e Shoqatës Europiane të Aluminit, 2012
Për gatime me shumë shije e pak yndyrë
Enët Green Planet kanë veshje me sipërfaqe jo-ngjitëse, andaj edhe mund t'i gatuani ushqimet e preferuara edhe me një pikë vaj. Në këtë mënyrë, do të usheheni shijshëm dhe shëndetshëm.
Po ashtu, falë veshjes së mrekullueshme që kanë, janë shumë rezistente edhe ndaj gërvishtjes dhe pastrohen shumë lehtë.
Alumini - i lehtë, i qëndrueshëm dhe përcjellës i mira të nxehtësisë
Ka plot aryse se pse duhet përdorur alumini i ricikluar:
- E mban mirë nxehtësinë (225 w/M°K) dhe është përcjellës i shkëlqyer i nxehtësisë, duke siguruar që e gjithë ena të nxehet njejtë në të gjitha pikat.
- Është i lehtë (2,7g/cm3) andaj edhe manovrohet lehtë.
- Nuk ndryshket.
- Është i qëndrueshëm, zgjatë shumë.
- Është higjienik, i sigurtë dhe në përputhje me standartet për enët që kanë kontakt me ushqim.
S'keni nevojë t'i ndërroni pllakat - Green Planet funksionon në të gjitha
Tava rrumbullake Green Planet përmban pllakë induksioni prej çelikut që nuk ndryshket, kështu që mund të përdoret në të gjitha pllakat e pjekjes, përfshirë edhe ato me induksion. Pra, më nuk keni nevojë t'i ndërroni pllakat.
Pasurojeni koleksionin Green Planet me kapakë Delimano
Kapakët prej qelqi nga Delimano, janë punuar nga qelqi borosilik i zbutur (material eko-miqësor). Ky qelq është afro katër herë më i fortë se sa qelqi "i zakonshëm", i cili mund të ndahet në copa të dhëmbëzuara kur thyhet.
Kapaku është me xham të tejdukshëm, andaj edhe mund ta përcillni gjendjen e ushqimit teksa gatuhet. Po ashtu, kapaku ka një dorezë praktike, e cila ka një vend ku mund ta vendosni lugën. Ky kapak është në dispozicion në 5 madhësi: 16 cm, 20 cm, 24 cm, 26 cm dhe 28 cm.
Zbuloni më shumë nga linja jonë Green Planet
Linja e enëve eko-miqësore nga Delimano përmban tenxhere, tiganë dhe tava të ndryshme, që lehtësisht mund t'i kombinoni me kapakët Delimano. Ju mund të zgjedhni ndonjë nga setet që kemi përgatitur për ju, ose t'i merrni ndaras.
- Specifikat Teknike
-
Dimenionet 28cm Kapaciteti 3,2l Material alumin Material interieri veshje që nuk ngjit Materiale Bazë aluminium Mund të lahet në enëlarëse Po