Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në
Deri në -70%

Maju mirë, maji kurrë s'u kon ma lirë! POSTA FALAS për çdo porosi!

Maju mirë, maji kurrë s'u kon ma lirë! POSTA FALAS për çdo porosi!

 
[banner_timer]
 

Kuti për mbjellje Grow

Photo
Video
RISI

Shtoni më shumë gjallëri në oborr, ballkon apo kopsht me kutinë për mbjellje Grow! E dizajnuar për të kultivuar lloje të ndryshme ushqimesh apo lule dekorative, kjo kuti ka edhe 4 rrota për ta lëvizur më lehtë, fund të dyfishtë për grumbullimin e ujit dhe pjesën për ujë. Dimensionet: 40x40x25cm, vëllimi: 23l.

Kuti për mbjellje Grow
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 60
Koha e arritjes: 2-5 ditë
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Informata shtesë
Më shumë

Shtoni më shumë gjallëri në oborr, ballkon apo kopsht me kutinë për mbjellje Grow! E dizajnuar për të kultivuar lloje të ndryshme ushqimesh apo lule dekorative, kjo kuti ka edhe 4 rrota për ta lëvizur më lehtë, fund të dyfishtë për grumbullimin e ujit dhe pjesën për ujë. Dimensionet: 40x40x25cm, vëllimi: 23l.

Më shumë
Përshkrimi

Dekoroni shtëpinë dhe kultivoni bimë në këtë kuti elegante

Krijoni një vend elegant për kultivimin e luleve, domateve apo bimëve. Elegante dhe me një madhësi të konsiderueshme, kjo kuti është e përshtatshme për këto që mendon ta ndërtojë ndonjë mini kopsht për të kultivuar lule apo perime bio.

A e dini se domatet, sallata, specat, kungulleshka, karrotat dhe bimë të ndryshme mund t’i kultivoni në kopshtin tuaj? Ju mund të merreni me kopshtari edhe nëse keni pak hapësirë dhe të siguroni ushqim 100% bio nga duart tuaja. Nuk ka nevojë të blini ndonjë kopsht të jashtëm të madh, kur tash çdo kënd mund ta ktheni në një kopsht të vogël e të lezetshëm. Po ashtu, do të kontribuoni për planetin, duke krijuar hapësira të gjelbra.

Kuti për mbjellje Grow

Dobitë e nga përdorimi i kutisë për mbjellje:

  • Më pak barishte – kutitë e larta ju ndihmojnë t’i mbani barin dhe dëmtuesit larg bimëve tuaja.
  • Qëndrueshmëri e mirë – kjo kuti ka një strukturë uniforme.
  • Ana e lartë dhe kapaciteti i madh i kutisë mundëson kultivimin e të korrave që kërkojnë tokë më të thellë (p.sh. perime rrënjësore).
  • Zgjasni sezonën e kultivimit dhe krijoni kushte më të mira për të mbjellat tuaja.
  • S’ka më siklet në gjunj apo shpinë, sepse kryesisht do të punoni në një qëndrim më të përshtatshëm.
  • Perimet e kultivuara në shtëpi janë më të shëndetshme, me më shumë vlera ushqyese.
Kuti për mbjellje Grow

Rezistente ndaj motit dhe plotësisht e riciklueshme

Kjo kuti është punuar nga plastika PP e cila i reziston ndryshkut, insekteve, kalbjes dhe motit. Pra, ju s’keni pse të brengoseni shumë për mirëmbajtjen e kutisë, por mund të përqendroheni te mirëmbajtja e bimëve.

Ngjyra e kaftë neutrale dhe shiritat ratani i japin një pamje bashkohore, duke siguruar që të përshtatet në ambiente të ndryshme dhe të përshtatet me një laramani ngjyrash. Muret e larta mbrojnë bimët nga kushtet jo të mira të motit dhe ofrojnë më shumë ngrohtëësi për rritjen e të mbjellave tuaja.

Kjo kuti është një produkt eko-miqësor sepse ju ndihmon të kultivoni ushqime bio dhe të kontribuoni në krijimin e hapësirave të gjelbra. Po ashtu, të gjitha pjesët e plastikës mund të riciklohen plotësisht.

Kuti për mbjellje Grow

Madhësi e mjaftueshme dhe rrota për manovrim më të lehtë

Kutia ka dimensione 40x40x25cm dhe kapacitet 23l, andaj mund të mbillni më shumë bimë apo bimë më të mëdha. Mund të përdoret brenda dhe jashtë, dhe lëvizet lehtësisht falë 4 rrotave praktike që ka.

  • Kuti për mbjellje Grow

    Brenda

  • Kuti për mbjellje Grow

    Jashtë

Sistem i vetë-ujitjes

Në këtë kuti, bimët tuaja nuk do të mbesin të etura asnjëherë. Kutia ka fund të dyfishtë për rezervuar uji, i cili e mban ujin ndaras nga dheu, në mënyrë që bima të marrë aq ujë sa i nevojitet.

Në anën tjetër, parandalon ujitjen e tepërt, teksa shton lagështinë e dheut.

Në pjesët anësore, kutia ka tapa uji të cilat parandalojnë rrjedhjen dhe në anën tjetër mundësojnë kullimin e duhur, që dheu të qëndrojë i lagësht siç duhet.

Kuti për mbjellje Grow

Pasuroni shtëpinë me më shumë se një kuti Grow

Paketimi përmban një kuti, por ju mund të blini më shumë se një dhe t’i kombinoni së bashku në mënyra të ndryshme.

Kutia Grow montohet dhe përdoret lehtë, si dhe 4 rrotat praktike ju mundësojnë ta lëvizni me lehtësi po ashtu.

Kuti për mbjellje Grow

Në paketim përfshihen:

  • 1 Kuti për mbjellje (e pamontuar))

Informata teknike:

  • Madhësia e kutisë: 40 x 40 x25.5 cm
  • Kapaciti: 23 l
  • Materiali: 85,71% Plastikë PP & 14.29% rrota najloni
  • Ngjyra: e kaftë
Informata shtesë

8 hapa për ta ndërtuar kopshtin tuaj

Kuti për mbjellje Grow
  1. Zgjedhni vendin e duhur
    Zgjedhni një vend që ka mjaft diell, hapësirë dhe ka afër një burim dielli.
  2. Zgjedhni perimet
    Vendosni cilat perime do t’i mbillni, varësisht nga hapësira dhe madhësia e perimes. Nëse keni një kopsht tarracash urbane, për shembull mund të mbillni karrota, tranguj, speca ose fasule.
  3. Përgatiteni tokën
    Përzijeni dheun me plehëra natyralë. Për kopshtet e vogla, mund të blini me shumicë nga furnizuesit e ndryshëm.
  4. Kontrolloni datat e mbjelljes
    Secila perime ka kushte të ndryshme të kultivimit dhe cikle të pjekjes, andaj kontrolloni datat në paketim para se t’i mbillni.
  5. Mbillni farat
    Mbillni farat në thellësinë dhe hapësirën që rekomandohet në udhëzuesin në paketim.
  6. Shtoni ujë
    Pasi t’i mbillni, i ujisni me kujdes, për ta mbajtur dheun të lagësht.
  7. Hiqni barishtet e këqija
    Ujitja e vazhdueshme e dheut mund të shkaktojë edhe rritjen e disa barishtevet të dëmshme për perimet. Prandaj rekomandohet që t’i kontrolloni dhe largoni kohë pas kohe barishtet e dëmshme.
  8. Korrni të mbjellat
    Pasi perimet të jenë zbutur, do të thotë se janë gati. Pasi të jenë pjekur, përdorni të freskëta. Shijoni ushqime me shije dhe perime natyrale, të kultivuara nga duart tuaja.

Kopshti në terracë

Kuti për mbjellje Grow

Njerëzit që banojnë nëpër shtëpi dhe kanë oborre apo kopsht, e kanë edhe një mundësi të mirë për ta shfrytëzuar kohën e lirë, si për shembull, kultivimi i kopshtit.

Por, tash mund ta ndërtoni një kopsht të lezetshëm edhe nëse jetoni në banesë dhe keni një terracë. Vetëm imagjinojeni veten duke pirë kafe në ballkon, rrethuar nga lulet, borziloku, oregano, tomatinat etj. Përparësia e kultivimit të perimeve në një kopsht terrace, është se e keni kopshtin “në duart tuaja” dhe mund ta punoni apo mirëmbani më lehtë.

Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i farave organike, ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e dietës suaj. Përveç kësaj, shija e perimeve të kultivuara nga duart tuaja nuk krahasohet me shijen e perimeve të blera në dyqan.

Prandaj Delimano ju rekomandon ta ndërtoni kopshtin tuaj gjatë kohës së lirë. Po ashtu, ju rekomandojmë të përdorni një karrige kopshtarie, sepse ju mundëson ta kryeni punën pa dhimbje në gjunj dhe shpinë.

Si të krijoni pleh në kushte shtëpie?

Përdorni mbetjet e kuzhinës. Thënë më mirë - ricikloni ato dhe përgatitni përzierje plehrash kuzhine! Përgatitsni lehtë dhe shpejt lëndën ushqyese për tokën apo dheun ku do të mbjellni. Thjesht copëtoni imët mbetjet në një grirëse, dhe plehu është gati!

Përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mbetje frutash & perimesh
  • Gjethe
  • Lëvozhga vezësh
  • Kallinj misri
  • Pleh pule
  • Kokrra kafeje

Kurrë mos përdorni në përzierje plehrash kuzhine:

  • Mish
  • Eshtra
  • Mbetje peshku
  • Bimë të sëmura
  • Lëvore frutash
Kuti për mbjellje Grow

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.