Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tenxhere Stone Legend Classic Delimano

Photo
Video

Tenxherja Stone Legend Classic është ena e përsosur për të gatuar gjellëra të shijshme. Ka bazë prej karbon çeliku dhe smalti, si dhe sipërfaqe jo-ngjitëse falë veshjes Quantanium të përforcuar me grimca guri & titani. Ka doreza të forta dhe praktike në të dy anët dhe mund të përdoret në të gjitha pllakat. Në dispozicion, madhësitë: 20cm dhe 24cm.

Tenxhere Stone Legend Classic Delimano
Nga 24,90 € Nga
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 60
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Tenxherja Stone Legend Classic është ena e përsosur për të gatuar gjellëra të shijshme. Ka bazë prej karbon çeliku dhe smalti, si dhe sipërfaqe jo-ngjitëse falë veshjes Quantanium të përforcuar me grimca guri & titani. Ka doreza të forta dhe praktike në të dy anët dhe mund të përdoret në të gjitha pllakat. Në dispozicion, madhësitë: 20cm dhe 24cm.

Më shumë
Përshkrimi

Tenxhere moderene, e përshtatshme për gjellëra tradicionale

Tenxherja ka madhësi ideale, në të cilën mund të gatuani një gjellë të shijshme për tërë familjen. Ena ka një bazë prej tri shtresave, të cilat përbëhen nga çelik karboni dhe smalti, prandaj është shumë e qëndrueshme. Pavarësisht se a po gatuani supë, pasta, gullash të shijshëm, fasule të ziera apo ndonjë gjellë tradicionale, kjo tenxhere është e duhura. Falë veshjes Whitford Quantanium me 5 shtresa, ushqimi më nuk do të ngjitet në tenxhere.

Tenxherja vjen në dy madhësi: 20cm dhe 24cm.

Smalti, materiali legjendar i shumëpërdorur

Smalti është një material shumë cilësor, i cili është përdorur në enë për dekada me radhë, për shkak të vetive të shkëlqyera që ka:

  • Është i fortë, por i lëmuar dhe ka sipërfaqe jo-poroze
  • Është rezistent ndaj kimikateve
  • Është 100% i riciklueshëm
  • I qëndrueshëm dhe rezistent ndaj gërvishtjeve
  • Ngjyrë e cila zgjatë shumë
  • Pastrohet lehtë
  • Nuk digjet

Pse veshja Quantanium është kaq speciale?

Veshja Quantanium është ndër veshjet më moderne dhe më risi në treg, e cila i ka rrënjët nga një metodë shumë e vjetër e gatimit. Quantanium imiton gatimin në gur të vërtetë, pasi aliazhi përmban grimca të vërteta guri. Grimcat e gurit e ruajnë nxehtësinë dhe e përcjellin gardualisht te ushqimi, në mënyrë që lëngjet natyrale, vitaminat dhe shija të mbesin brenda ushqimit. Grimcat e gurit i japin ushqimit një shije tradicionele, sikur gjithçka të ishte gatuar në gur të vërtetë.

Veshje 5 shtresore, me grimca titani dhe guri të vërtetë

Tenxherja Stone Legend Classic përbëhet prej 5 shtresave, prej të cilave 3 janë në bazë dhe 5 në veshje të tiganit. Kjo nënkupton se veshja është shumë e trashë, por ne nuk jemi ndalur me kaq. Për ta bërë edhe më të fuqishme, kemi shtuar grimca titani dhe guri, të cilat e përforcojnë veshjen edhe më shumë.

E qëndrueshme, edhe nëse përdoret me vegla metali

Veshja Quantanium do të zgjasë me vite të tëra, duke ju siguruar një tenxhere të përsosur për gjellëra të shijshme. Pjesa e sipërme e veshjes është plotësisht e qëndrueshme dhe rezistente ndaj gërvishtjeve, edhe nëse përdorni vegla metalike.

E përshtatshme për të gjitha pllakat

Tenxherja Stone Legend Classic mund të përdoret në të gjitha pllakat, përfshirë edhe ato me induksion. Po ashtu, mund të lahet në enëlarëse.

E sigurtë për mjedisin, e sigurtë për ju

Veshja Quantanium ka bazë uji, pra është e shëndetshme dhe eko-miqësore. Të gjitha materialet janë jo-toksike dhe 100% pa PFOA, prandaj asnjë kimikat i dëmshëm nuk mund të depërtojë në ushqimin tuaj. Veshja po ashtu është jashtëzakonisht rezistente ndaj gërvishtjeve, dhe nuk lejon që kimikatet të arrijnë te ushqimi, sikurse ato PTFE.

100% sipërfaqe jo-ngjitëse për pastrim më të lehtë

Më nuk do të merreni me ushqime të djegura dhe të ngjitura në enë – në këtë tenxhere, ushqimi thjesht do të rrëshqasë nga sipërfaqja. Ju mund të gatuani me sasi shumë të vogël vaji, sepse tenxherja ka sipërfaqe të qëndrueshme ndaj ngjitjes. Pas gatimit, thjesht vendoseni në enëlarëse ose lajeni me ujë të nxehtë dhe shampon.

Specifikat Teknike
Dimenionet 20cm, 24cm
Kapaciteti 3,3l, 5,5l
Material çeliku i karbonit, enamel
Material interieri QuanTanium Real Stone
Materiale Bazë hekur
Mund të lahet në enëlarëse Po

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.