Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Set i çarçafëve Black Diamond

Photo
Video

Përditësojeni pamjen e dhomës me këtë set shtrati tërheqës, i cili ka një dizajn modern dhe minialist, në ngjyrë rozë të çelët ose të kaltër të mbyllur. Të punuar 100% nga pambuku dhe me endje sateni, këllëfët janë të butë, të lëmuar dhe elastikë, për t’ju siguruar më shumë rehati. Seti është në dispozicion në dy madhësi: 140x200cm apo 200x200cm. Mund të lahet në 60°C.

Set i çarçafëve Black Diamond
Nga 49,90 € Nga
Zgjedh opsionin
Telefono falas në: 0800 100 60
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
  • Më shumë
  • Përshkrimi
  • Specifikat Teknike
Më shumë

Përditësojeni pamjen e dhomës me këtë set shtrati tërheqës, i cili ka një dizajn modern dhe minialist, në ngjyrë rozë të çelët ose të kaltër të mbyllur. Të punuar 100% nga pambuku dhe me endje sateni, këllëfët janë të butë, të lëmuar dhe elastikë, për t’ju siguruar më shumë rehati. Seti është në dispozicion në dy madhësi: 140x200cm apo 200x200cm. Mund të lahet në 60°C.

Më shumë
Përshkrimi

Shndërrojeni dhomën në një oazë elegante dhe qetësuese

Sekreti i gjumit të mirë fillon kur ju hyni në dhomë dhe e përjetoni një ndjenjë qetësie, relaksuese dhe lehtësuese. Andaj, shndërrojeni dhomën në një oazë pushimi & qetësuese me këtë set tërheqës. Dhomës suaj do t’i ofrojë pamje elegante, kurse lëkurës suaj një ndjesi butësie për gjumë të rehatshëm.

Shtrihuni në rehatinë që meritoni

Gjatë natës, çarçafët janë materialet që i qëndrojnë më së afërti lëkurës, prandaj duhet të siguroheni që t’i zgjedhni më të mirët, e në mesin e tyre është seti Black Diamond. Me këtë set çarçafësh, do të flini rehat dhe do të zgjoheni të freskët.

Pambuk për rehati natyrale

Pambuku është vlerësuar për shekuj me radhë, për shkak të cilësive që ka, si: qëndrueshmëria, butësia, freskia, pastërtia dhe jo vetëm. Është anti-statik, anti-alergjik, ka veti të larta absorbuese dhe është përçues i shkëlqyer i nxehtësisë. Prandaj ju mban freskët gjatë verës, ngrohtë gjatë dimrit dhe rehat gjatë gjithë vitit.

Butësia luksoze e satenit

Materialet e lira të pambukut mund të nuk janë shumë të buta në prekje, por përdorimi i endjes së satenit në këtë set, i shton materialeve extra butësi dhe luks.

4 pamje në 1, për ta rifreskuar pamjen e dhomës

Këllëfët e jorganit dhe jastëkëve kanë dy anë të ndryshme. Njëra anë ka dizajnin elegant minimalist, kurse ana tjetër është njëngjyrëshe. Kombinoni 4 pamje të ndryshme duke i ndërruar anët, për ta rifreskuar pamjen e dhomës herë pas here.

Dy ngjyra dhe dy madhësi

Seti është në dispozicion në dy ngjyra klasike: rozë ose e kaltër, si dhe në dy madhësi: 140x200cm apo 200x200cm. Këllëfët mund të lahen tërësisht në 60°C dhe thahen shpejt. 

Linja ekskluzive e Dormeo-s, Black Diamond ka edhe jastëkë, shtresa, peshqirë, llampa dhe jo vetëm. Ju mund t’i kombinoni sipas dëshirës, për t’i shtuar më shumë luks dhomës suaj.

 

Specifikat Teknike
Bed Size Double Bed
Karakteristika të tjera 140cmx200cm, 200cmx200cm
Material 100% cotton, pambuk sateen
Ngjyrat e disponueshme kaltër, rozë
Programi Dormeo dhoma ndejës
mund të lahet 60°C

Vlerësimet e Konsumatorëve 0 Vlerësim(e)

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona po punojnë me orar të plotë.

Ejani dhe provoni produktet tona.