Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.
Photo
Video
RISI
SKU: 99-1000225770

Atlete Chunky

Përshkrim I shkurtër

Mos lejoni që pamja e jashtme t’ju mashtrojë! Edhe pse duken të trasha, këto atlete janë punuar me materiale të lehta dhe një shtrojë këmbësh mbështetëse, për t’i dhënë këmbëve tuaja një përqafim të rehatshëm. Për më tepër, janë të ajrosshme dhe do t’i mbajnë këmbët tuaja të thata gjatë tërë ditës. Plus, janë super fleksibile, absorbojnë goditjet dhe kanë materiale gome në pjesën e poshtme, për ecje të rehatshme në çdo lloj terreni.

Atlete Chunky
Tabela e madhësive
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 60
Më shumë

Mos lejoni që pamja e jashtme t’ju mashtrojë! Edhe pse duken të trasha, këto atlete janë punuar me materiale të lehta dhe një shtrojë këmbësh mbështetëse, për t’i dhënë këmbëve tuaja një përqafim të rehatshëm. Për më tepër, janë të ajrosshme dhe do t’i mbajnë këmbët tuaja të thata gjatë tërë ditës. Plus, janë super fleksibile, absorbojnë goditjet dhe kanë materiale gome në pjesën e poshtme, për ecje të rehatshme në çdo lloj terreni.

Më shumë
Përshkrimi

Rehati në çdo hap

Bini në dashuri me rehatinë e shuallit fleksibil që ju ofron liri në lëvizje. Shtroja e dizajnuar me kujdes ofron rehati të personalizuar për shputat tuaja. E pasur me një sipërfaqe anti-rrëshqitëse dhe shtratin e këmbëve me shtrojë mbështetëse shtesë, do t’ju ofrojë këmbëve tuaja përkëdhelje dhe siguri në çdo hap. Thjesht, këmbët tuaja do t’i dashurojnë këto atlete.

Atlete Chunky

Lehtësi në çdo hap

Mos u mashtroni asnjëherë nga pamja e jashtme – ky rregull vlen edhe për atletet tona Chunky! Edhe pse duken të mëdha apo të rënda, në realitet janë të lehta. Janë punuar me materiale të lehta dhe janë dizajnuar si të tilla, që ju lehtësisht t’i merrni me vete apo t’i mbadhni pothuajse kudo. Shtroja e ajrosshme do ta mbajë lagështinë larg, që këmbët tuaja të jenë të thata dhe ta shijojnë freskinë gjatë tërë ditës. Provoni, sepse këmbët tuaja do t’ju jenë mirënjohëse.

Atlete Chunky

Zbuloni se pse këmbët tuaja do t’i pëlqejnë ato

Falë shuallit të jashtëm fleksibil 100% EVA, që përshtatet me formën e këmbës tuaj, këto atlete lehtësojnë presionin në këmbë, mundësojnë më shumë ajrosje dhe absorbim të djersës. Në këtë mënyrë, këmbët tuaja do të jenë rehat dhe gati t’ju çojnë kudo.

Absorbojnë goditjet, falë shuallit EVA

Shualli 100% EVA po ashtu siguron absorbim suprem të goditjeve dhe super fleksibilitet, veti të cilat do t’ju ndihmojnë në çdo terren. Për më tepër, pjesa e poshtme prej gome ju ofron ekstra siguri në çdo hap, kudo që shkoni.

Atlete Chunky

Shtrojë ekstra e rehatshme

Shtroja është e formësueshme, e mbështjellur dhe e projektuar me teknologji inovative anatomike që siguron ajrosje dhe absorbim më të mirë të djersës. Prandaj e çon rehatinë tuaj në një nivel tjetër. Mbështetja e duhur e harkut do të stabilizojë hapin tuaj dhe do të kujdeset për mbështetjen e këmbëve gjatë gjithë ditës.

Atlete Chunky

Të lehta

Gjatë dizajnimit të këtyre atleteve, kemi përzgjedhur me kujdes materialet më të lehta. Andaj, edhe pse duken të rënda, do t’ju befasojnë sapo t’i mbadhni ato. Mos e nënvlerësoni peshën e atleteve: mos harroni se do t’i mbani në këmbë gjatë gjithë ditës.

Atlete Chunky
Si të masni numrin e këmbës? Shiko tabelën dhe gjeje madhësinë e duhur për këmbën tënde.

Si ta masni madhësinë e këmbës

Këpucët e duhura dhe përshtatja perfekte përbëjnë bazën për hapa të shëndetshëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat këpucë Walkmaxx kanë madhësinë e duhur për këmbët tuaja, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë.

Ju duhen dy fleta letre (A4), një laps dhe një vizore.

  • 1
    Si ta masni madhësinë e këmbës - hapi 1

    Shenjëzoni formën e këmbës

    Vendosni letrat në dysheme, pastaj shkelni mbi letër. Qëndroni drejt mbi letër me thembra mbështetur për muri. Po ashtu, sigurohuni që keni mbathur çorapet që planifikoni t’i mbathni me ato këpucë. Sigurohuni që ta keni peshën e plotë në këmbë, për matje sa më të saktë. Me një laps shenjëzoni formën e shputës suaj, duke u siguruar që lapsi të jetë në një kënd 90 shkallë.

  • 2
    Si ta masni madhësinë e këmbës - hapi 2

    Masni gjatësinë dhe gjerësinë

    1. Masni gjatësinë nga pjesa e pasme / qendrore e thembra deri në fund të gishtit më të gjatë.
    2. Masni pjesën më të gjerë të shputës nga njëra anë në tjetrën.

    Mund t’i bëni matjet disa herë, për të siguruar rezultate më të sakta.

  • 3
    Si ta masni madhësinë e këmbës - hapi 3

    Gjeni përshtatjen perfekte

    Në tabelë do të gjeni masat e gjatësisë dhe gjerësisë, bashkë me numrat që i përshtaten.

    Shënim: Nëse jeni në mes dy numrave sa i përket gjatësisë, zgjedhni numrin më të madh. Nëse jeni në dilemë për gjerësinë, zgjedhni më të përafërtën.

Masat për Atlete Chunky

Madhësia e deklaruar

Gjatësia e këmbës

(cm)

Gjerësia e këmbës

(cm)

36 23,6 7,9
37 24,3 8,0
38 24,9 8,2
39 25,6 8,4
40 26,2 8,5
41 26,9 8,7
42 27,5 8,8

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star