Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.
SASITË KANË MBARUAR
Photo
Video
SKU: 99-1000195566

Atlete Fit Canvas

Përshkrim I shkurtër

Atletet Fit Canvas janë perfekte për ecjet e zakonshme, punë, shëtitjet me qen ose kur dilni për blerje. Thjesht, përshtaten thuajse kudo, pa prekur stilin tuaj. Këto atlete kanë shuallin e lakuar Walkmaxx, i cili shton aktivizimin e muskujve, si dhe shtrojë të rehatshme, e cila ju ofron butësi këmbëve tuaja. Të përshtatshme për të gjithë dhe në dispozicion në ngjyrë fëstuku dhe rozë.

Black Friday po mbaron, shfrytëzo ofertën më të mirë vitit!
Oferta vlen vetëm edhe
Atlete Fit Canvas
Tabela e madhësive
Nuk ka sasi, ju lutem na telefononi në: 0800 100 60
Më shumë

Atletet Fit Canvas janë perfekte për ecjet e zakonshme, punë, shëtitjet me qen ose kur dilni për blerje. Thjesht, përshtaten thuajse kudo, pa prekur stilin tuaj. Këto atlete kanë shuallin e lakuar Walkmaxx, i cili shton aktivizimin e muskujve, si dhe shtrojë të rehatshme, e cila ju ofron butësi këmbëve tuaja. Të përshtatshme për të gjithë dhe në dispozicion në ngjyrë fëstuku dhe rozë.

Më shumë
Përshkrimi

Shtoni më shumë stil pamjes suaj me atletet Fit Canvas

Moderne, elegante dhe të rehatshme – këpucët Fit Canvas janë atletet perfekte. Të punuara me materiale të buta dhe të ajrosshme, këto atlete janë këpucët që ju nevojiten kur ju duhet të qëndroni në këmbë tërë ditën, por në të njejtën kohë të dukeni bukur.

Atlete Fit Canvas

Shumë të rehatshme

Kur po i dizajnonim këto këpucë, rehatia ishte prioriteti ynë. Meqë donim t’i krijonim një palë këpucë që mund t’i mbadhni çdo ditë, duhej të siguroheshim që të t’i krijonim shumë të rehatshme dhe të ajrosshme. Prandaj, kemi përdorur materialet më të mira, për ta arritur këtë qëllim.

  • Atletet Fit Canvas përmbajnë shtrojën e njohur EVA, e cila përdoret edhe në këpucët më të avancuara atletike.
  • Modeli ka një strukturë me thembër të gjerë, e cila siguron rehati të plotë gjatë ecjes, duke ju mundësuar siguri dhe qëndrueshmëri optimale në të gjitha sipërfaqet.

Dizajni e bën ndryshimin

Përveç strukturës dhe përzgjedhjes së materialeve, ne i kemi kushtuar rëndësi të veçantë edhe dizajnit të këpucëve. Kombinimi i përsosur i stilit elegant dhe sportiv, ju mundëson që t’i mbadhni këto këpucë me veshje të zakonshme apo edhe me veshje më elegante. Materiali i sipërm është bez, dhe i jep këpucëve një pamje më verore.

Atlete Fit Canvas

Shualli i lakuar, elementi kyç i këpucëve Walkmaxx

Atltetet Fit Canvas jo vetëm që janë të bukura, por përmbajnë edhe një element shumë të rëndësishëm – shuallin e lakuar. Ky shuall ka dobi të shumëfishta, të cilat e përmirësojnë mirëqenien tuaj:

  • Shualli i lakuar mund ta shtojë aktivizimin e muskujve, duke ju bërë të ndjeheni më mirë dhe më në formë;
  • Shualli i lakuar ndihmon në shpërndarjen e barabartë të peshës trupore, duke zvogëluar presionin në nyje;
  • Shpërndarja e barabartë e peshës, siguron absorbim më të mirë të goditjeve;
  • Shualli i lakuar ju ndihmon t’i shmangni disa probleme të këmbëve, sikurse ënjtja dhe dhimbja.

Shualli i lakuar - i punuar në Gjermani - është krijuar me qëllim që t’ju mundësojë hapa më të lehtë dhe t’ua ofrojë ndjesinë sikur po ecni zbathur në rërë. Materialet e lehta po ashtu ju mundësojnë hapa më të lehtë, që ju të qëndroni aktiv për një kohë më të gjatë.

Linja Fit

Këpucë të reja, me veti të reja

Atletet Fit Signature janë këpucët më të vlerësuara nga klientët tanë, falë vetive të mahnitshme që kanë. Janë të ajrosshme, të gjithanshme, për përdorim të përditshëm, të lehta dhe të rehatshme. Po ashtu, mundësojnë që këmbët tuaja të jenë në pozitën e duhur.

Shikoni më shumë nga linja Fit

Dobitë e shuallit të lakuar

  • Shualli i lakuar

    Shualli i lakuar shton aktivizimin e muskujve, duke ju bërë të ndiheni më në formë.

  • Shpërndarje e barabartë e peshës

    Kur pesha e trupit është e shpërndarë në mënyrë të barabartë, lehtësohen dhimbjet në nyje.

  • Njdesia e të ecurit zbathur

    Ndjesia sikur po ecni zbathur, ju mundëson të bëni hapa më të rehatshëm dhe të shëndetshëm.

  • Të lehta

    Lehtësia e atleteve ju mundëson hapa të lehtë po ashtu, duke ju mundësuar të qëndroni aktiv për një kohë më të gjatë.

Mbaje kursorin mbiTap on imazhe për detaje shtesë rreth shuallit të lakuar.

Ngjyrat dhe madhësitë:

  • Madhësitë: 36-42
  • Ngjyrat: fëstëk dhe pink

Struktura e këpucëve

  1. Pjesa e sipërme: Bez -> Pambuk
  2. Astari: Rrjetë
  3. Shtroja e sipërme: Sfungjer memory
  4. Shtroja e mesme: Shtresë EVA
  5. Shtroja e poshtme: Gomë
 

Madhësia e deklaruar

Gjatësia e këmbës

(cm)

Atlete Fit Canvas

36 23,6
37 24,2
38 24,8
39 25,5
40 26,2
41 26,9
42 27,5

Si ta masni madhësinë e këmbës

Si të masni numrin e këmbës? Shiko tabelën dhe gjeje madhësinë e duhur për këmbën tënde.

Si ta masni madhësinë e këmbës

Këpucët e duhura dhe përshtatja perfekte përbëjnë bazën për hapa të shëndetshëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat këpucë Ëalkmaxx kanë madhësinë e duhur për këmbët tuaja, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë.

Ju duhen dy fleta letre (A4), një laps dhe një vizore.

  • 1
    Si ta masni madhësinë e këmbës - Hapi 1

    Shenjëzoni formën e këmbës

    Vendosni letrat në dysheme, pastaj shkelni mbi letër. Qëndroni drejt mbi letër me thembra mbështetur për muri. Po ashtu, sigurohuni që keni mbathur çorapet që planifikoni t’i mbathni me ato këpucë. Sigurohuni që ta keni peshën e plotë në këmbë, për matje sa më të saktë. Me një laps shenjëzoni formën e shputës suaj, duke u siguruar që lapsi të jetë në një kënd 90 shkallë.

  • 2
    Si ta masni madhësinë e këmbës - Hapi 2

    Masni gjatësinë dhe gjerësinë

    1. Masni gjatësinë nga pjesa e pasme / qendrore e thembra deri në fund të gishtit më të gjatë.
    2. Masni pjesën më të gjerë të shputës nga njëra anë në tjetrën.

    Mund t’i bëni matjet disa herë, për të siguruar rezultate më të sakta.

  • 3
    Si ta masni madhësinë e këmbës - Hapi 3

    Gjeni përshtatjen perfekte

    Në tabelë do të gjeni masat e gjatësisë dhe gjerësisë, bashkë me numrat që i përshtaten.

    Shënim: Nëse jeni në mes dy numrave sa i përket gjatësisë, zgjedhni numrin më të madh. Nëse jeni në dilemë për gjerësinë, zgjedhni më të përafërtën.

Masat për atletet Fit Canvas

Madhësia e deklaruar

Gjatësia e këmbës

(cm)

Gjerësia e këmbës

(cm)

36 23,5 8,1
37 24,1 8,2
38 24,8 8,4
39 25,5 8,6
40 26,1 8,7
41 26,8 8,9
42 27,5 9,1
Specifikat Teknike Shiko përbërjen, materialet dhe specifikat teknike që përkëdhelin këmbët tuaja.
Linja Walkmaxx Fit
Madhësitë e disponueshme 36-42
Materiali : i brendshëm material memorues, Mesh, molded EVA
Materiali : i jashtëm gomë
Materiali: i sipërfaqes (në mbathje) coated canvas
Ngjyrat e disponueshme canvas pistachio, rozë

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star