Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.
Photo
Video
-35%
SKU: 99-1000213236

Atlete Urban Flat

Përshkrim I shkurtër

Këto atlete gërshetojnë rehatinë dhe stilin e bukur në një palë këpucë. Të ajrosshme, të lehta dhe me shuallin modern Ultimax, do t’ju ofrojnë rehati në çdo hap, gjatë çdo sezone. Kanë dizajn unisex dhe janë në dispozicion në numra të ndryshëm. Ndjeni rehatinë dhe butësinë kudo që shkoni, me atletet Urban Flat me shuall të sheshtë!

Çmimi i rregullt: 54,90 €


Çmimi special: 35,68 €

Black Friday po mbaron, shfrytëzo ofertën më të mirë vitit!
Oferta vlen vetëm edhe
Atlete Urban Flat
Tabela e madhësive
Për më shumë informata ju lutem zgjidhni variantin e produktit.
Telefono falas në: 0800 100 60
Më shumë

Këto atlete gërshetojnë rehatinë dhe stilin e bukur në një palë këpucë. Të ajrosshme, të lehta dhe me shuallin modern Ultimax, do t’ju ofrojnë rehati në çdo hap, gjatë çdo sezone. Kanë dizajn unisex dhe janë në dispozicion në numra të ndryshëm. Ndjeni rehatinë dhe butësinë kudo që shkoni, me atletet Urban Flat me shuall të sheshtë!

Më shumë
Përshkrimi

Një palë atlete për raste të ndryshme

Një e premte e zakonshme, një dalje në kafene pas pune, apo një piknik në natyrë me familje? Këto atlete janë të përshtatshme për të gjitha këto raste dhe jo vetëm! Dizajni i gjithanshëm dhe modern i bën të përshtatshme pothuajse për çdo rast e çdo veshje. Lehtësisht mund t’i kombinoni me veshje sportive, me xhinse, me ndonjë fustan veror, e pse jo, edhe me veshje më formale.

Atlete Urban Flat

Shijoni rehatinë gjatë gjithë ditës

Të bukura dhe të rehatshme, këto atlete do të kontribuojnë edhe në relaksimin tuaj. Janë të përshtatshme për ecje në park, për dalje të zakonshme me miq, për punë apo edhe takime të ndryshme. Kudo që shkoni, shijoni rehatinë gjatë gjithë kohës me atletet Urban Flat!

Atlete Urban Flat

Përjetoni rehati të plotë me shuallin Ultimax

Walkmaxx ju prezenton Ultimax – një formulë unike për shtrojën e mesme, shtrojën e jashtme dhe shtrojën e poshtme të këpucës. Shualli Ultimax ka qëndrueshmëri të madhe, mbështetje dhe forcë tërheqëse – rezultati është një udhëtim i jashtëzakonshëm në sipërfaqe të shumta. Për shkak të tërheqjes së lartë, 30% e energjisë kthehet, domethënë kur këmba juaj prek materialin e dyshemesë tkurret dhe ua kthen energjinë për lëvizjen tjetër, duke kursyer kështu energjinë tuaj.

  • Atlete Urban Flat

    Shtrojë Ultimax

    Shtroja Ultimax, falë strukturës së lehtë, ju ofron ndjesi përkëdhelëse dhe të lehtë. Absorbimi i shokut ju ndihmon t’i mbroni këmbët nga lodhja dhe stresi.

  • Atlete Urban Flat

    Anti-rrëshqitëse

    Ndihuni të sigurtë në çdo terren, falë shtrojës gome, e cila është anti-rrëshqitëse.

  • Atlete Urban Flat

    Të ajrosshme

    Pjesa e sipërme përballë gishtërinjëve ka veti rezistente ndaj ujit, kurse materiali i sipërme prej rrjete siguron që këmbët tuaja të qëndrojnë të freskëta.

Si të masni numrin e këmbës? Shiko tabelën dhe gjeje madhësinë e duhur për këmbën tënde.

Si ta masni madhësinë e këmbës

Këpucët e duhura dhe përshtatja perfekte përbëjnë bazën për hapa të shëndetshëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat këpucë Walkmaxx kanë madhësinë e duhur për këmbët tuaja, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë.

Ju duhen dy fleta letre (A4), një laps dhe një vizore.

  • 1
    Si ta masni madhësinë e këmbës - Hapi 1

    Shenjëzoni formën e këmbës

    Vendosni letrat në dysheme, pastaj shkelni mbi letër. Qëndroni drejt mbi letër me thembra mbështetur për muri. Po ashtu, sigurohuni që keni mbathur çorapet që planifikoni t’i mbathni me ato këpucë. Sigurohuni që ta keni peshën e plotë në këmbë, për matje sa më të saktë. Me një laps shenjëzoni formën e shputës suaj, duke u siguruar që lapsi të jetë në një kënd 90 shkallë.

  • 2
    Si ta masni madhësinë e këmbës - Hapi 2

    Masni gjatësinë dhe gjerësinë

    1. Masni gjatësinë nga pjesa e pasme / qendrore e thembra deri në fund të gishtit më të gjatë.
    2. Masni pjesën më të gjerë të shputës nga njëra anë në tjetrën.

    Mund t’i bëni matjet disa herë, për të siguruar rezultate më të sakta.

  • 3
    Si ta masni madhësinë e këmbës - Hapi 3

    Gjeni përshtatjen perfekte

    Në tabelë do të gjeni masat e gjatësisë dhe gjerësisë, bashkë me numrat që i përshtaten.

    Shënim: Nëse jeni në mes dy numrave sa i përket gjatësisë, zgjedhni numrin më të madh. Nëse jeni në dilemë për gjerësinë, zgjedhni më të përafërtën.

Masat për atletet Urban Flat

Madhësia e deklaruar

Gjatësia e këmbës

(cm)

Gjerësia e këmbës

(cm)

36 23,4 7.8
37 24,0 8,0
38 24,7 8,2
39 25,4 8,4
40 26,1 8,7
41 26,7 8,9
42 27,4 9,1
43 28,0 9,3
44 28,7 9,5
45 29,4 9,7
46 30,0 10,0

Vlerësimet e Konsumatorëve (0 Vlerësime)

Ky produkt nuk ka ndonjë vlerësim...

Si e vlerësoni këtë produkt? *

1 1 Yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star