Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

HISTORIA JONË

SECILI HAP QË BËMË NË TË KALUARËN, NA SOLLI KËTU KU JEMI SOT. NË SECILIN HAP, RRUGËTIMIT TONË JU BASHKUAN MË SHUMË NJERËZ

Walkmaxx ka vite që është prezent në treg, por përgjatë këtyre viteve, misioni ynë ka mbetur i njejtë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen: që t’ju ofrojmë rehati në çdo hap.

Ajo që nisi si një kompani e vogël këpucësh në vitin 2010, sot është një brend i njohur botërisht, me më shumë se 1 milion klientë të kënaqur.

2010

 

RRUGËTIMI YNË I GJATË FILLOI ME NJË PALË KËPUCË.

Ne lansuam modelin e parë – Walkmaxx Black. Ky ishte hapi i hapi ynë i parë drejt krijimit të një brendi që shumë shpejt do të njihej botërisht.

2012

 

LËVIZJA FILLOI.

Portofoli jonë filloi të zgjerohej, si përgjigje ndaj nevojave të konsumatorëve tanë. Walkmaxx tashmë kishte filluar të njihej në mbarë Europën, me më shumë se 15 modele.

2015

 

MË SHUMË PËRVOJË, MË SHUMË LLOJE KËPUCËSH.

Me një portofolio të zgjeruar, ne tashmë ofrojmë mbi 50 modele këpucësh.

2016

 

NË SHËRBIM TË KONSUMATORËVE

Ne zhvilluam tri linja të ndryshme, për t’i plotësuar nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve për mirëqenien e këmbëve. Ne krijuam linjat Fit, Pure dhe Comfort.

2017

 

SHPIRTËRA TË LIRË

Ne lansuam koleksionin tonë të parë, me fokus te rehatia e plotë, për të mundësuar lëvizje më të lirshme dhe duke ju inkurajuar për një mënyrë jetese më aktive.

2019

 

STIL MODERN

Linja jonë Trend, me dizajn bashkëkohor është një hap i rëndësishëm në industrinë dhe modën e këpucëve.

2020

 

10 VJET REHATI

Festuam 10 vjetorin e Ëalkmaxx me shifra mbreslënëse – shitëm pothuajse 7 milionë palë këpucë në më shumë se 20 shtete.

2021

 

ECIM DREJT SË ARDHMES.

Ne krijuam një linjë të re këpucësh me shuall të sheshtë, një kombinim i përkryer i rehatisë së plotë dhe dizajnit të bukur.

WALKMAXX NDËRMERR HAPA TË RËNDËSISHM DREJT SË ARDHMES

Në portofolion e Walkmaxx së shpejti do të lansojmë linjën risi – Walkmaxx Green. Duke zvogëluar gjurmët negative në mjedis, po ashtu u sigurojmë konsumatorëve që të bëjnë zgjedhje më të duhura, me qëllim që ta mbrojmë planetin. Dizajni ynë bazohet në këpucë të ajrosshme dhe të lehta, të cilat i përshtaten shumë formës së këmës. Po ashtu, janë të theksuara dhe bashkëkohore.

Siç ka thënë një njeri i mençur, nëse do të kishim qëndruar në një vend, do të kishim rrënjë në vend të këmbëve. Ne në Walkmaxx themi po ashtu se çdo aventurë e madhe fillon me një hap të vetëm. Andaj, ne sigurohemi që të krijojmë këpucë për hapa të rehatshëm.

  • Walkmaxx mburret me numrin e madh të klienëtve të kënaqur.

  • Mesatarisht, një klient i yni ka 3 palë këpucë Walkmaxx.

  • Walkmaxx ju mundëson ta përjetoni rehatinë në çdo hap.