- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
SI TA GJENI NUMRIN E KËMBËS
GJEJE MADHËSINË E DUHUR PËR KËPUCËT TUA WALKMAXX
Këpucët e duhura dhe përshtatja perfekte përbëjnë bazën për hapa të shëndetshëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat këpucë Walkmaxx kanë madhësinë e duhur për këmbët tuaja, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë.
Ju duhen dy fleta letre (A4), një laps dhe një vizore.
-
1
HAPI 1: SHENJËZONI FORMËN E KËMBËS
Vendosni letrat në dysheme, pastaj shkelni mbi letër. Qëndroni drejt mbi letër me thembra mbështetur për muri. Po ashtu, sigurohuni që keni mbathur çorapet që planifikoni t’i mbathni me ato këpucë. Sigurohuni që ta keni peshën e plotë në këmbë, për matje sa më të saktë. Me një laps shenjëzoni formën e shputës suaj, duke u siguruar që lapsi të jetë në një kënd 90 shkallë.
-
2
HAPI 2: MASNI MADHËSINË & GJERËSINË
- Masni gjatësinë nga pjesa e pasme / qendrore e thembra deri në fund të gishtit më të gjatë.
- Masni pjesën më të gjerë të shputës nga njëra anë në tjetrën.
Mund t’i bëni matjet disa herë, për të siguruar rezultate më të sakta.
-
3
HAPI 3: GJENI PËRSHTATJEN PERFEKTE
Në tabelë do të gjeni masat e gjatësisë dhe gjerësisë, bashkë me numrat që i përshtaten.
Shënim: Nëse jeni në mes dy numrave sa i përket gjatësisë, zgjedhni numrin më të madh. Nëse jeni në dilemë për gjerësinë, zgjedhni më të përafërtën.