Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Walkmaxx është brend i Studio Moderna-s, një kompani sllovene që është e pranishme në më shumë se 20 vende evropiane me produktet e saj. Dormeo, Delimano, Kosmodisk, Rovus, Top Shop, Wellneo dhe LiveActive janë brendet që janë të njohura për miliona njerëz në mbarë botën duke sjellë produkte interesante dhe tërheqëse për shëndetin, shtëpinë dhe mirëqenien.

Këpucët Walkmaxx rikthejnë dhe rregullojnë ecjen në mënyrë të natyrshme përmes teknologjisë më të fundit dhe inovative të këpucëve bazuar në njohuritë shkencore. Këpucët Walkmaxx janë të dizajnuara për ata që duan të kenë mbështetjen e duhur për këmbët, duke reduktuar lodhjen dhe rregulluar mënyrën e qëndrimit gjatë ecjes përmes lëvizjeve të natyrshme që krijohet përmes shuallit të lakuar, duke bërë shpërndarjen e peshës së trupit nga nyjet në të gjithë trupin dhe duke ulur presionin në thembra.

Çka i bënë këpucët Walkmaxx kaq të veçanta?

Shualli inovativ i rrumbullaket për rehati të shtuar

Këpucët Walkmaxx janë të veçantë falë shuallit të rrumbullakët, që siguron mbështetjen e duhur për thembrën dhe eleminon presionin e tepërt që shkakton shumë probleme në shëndetin e këmbëve. Shualli i rrumbullakët gjatë ecjes në menyrë natyrale bënë shpërndarjen e presionit nga thembra dhe nyjet, në te gjithë trupin, duke stimuluar aktivizimin e të gjithë muskujve të këmbëve dhe ulur presionin e peshës që ushtrohet zakonisht në thembra.

Lehtëson dhimbjet e shpinës

Falë teknologjisë më të fundit të këpucëve funksionale që mundëson shpërndarjen e presionit nga pikat e caktuara-në të gjithë trupin, këpucët Walkmaxx krijojnë lëvizje natyrale duke inkurajuar trupin të lëvizë drejt me anë të mbështetjes së duhur në këmbë dhe lehtësuar dhimbjet në shpinë, nyje dhe gjunjë.

Aktivizon muskujt më shumë se këpucët e zakonshme

Përveç që sigurojnë shëndetin e këmbëve dhe ofrojnë mbështetjen e duhur për të lehtësuar dhimbjet që shkaktohen nga presioni i ushtruar në këmbë, këto këpucë funksionale aktivizojnë muskujt e këmbëve gjatë ecjes, duke ndihmuar në tonifikimin e tyre dhe në të njejtën kohë gjatë ecjes bënë djegien e kalorive më shumë sesa këpucët e zakonshme. Pra, Walkmaxx ju ofron jo vetëm lehtësim në dhimbjet, por edhe ndihmon në formësimin e trupit edhe gjatë ecjeve të zakonshme jo detyrimisht sportive!