- A doni të përjetoni botën magjike të super zbritjeve?
- Provoni benefitet e Club 5* tani
- A jeni të antarësuar?Klikoni këtu
Fshesë Nano Multiuse Rovus
Lehtësisht pastroni edhe zonat më të vështira për t’u arritur, me këtë fshesë vakumi e cila mund të përdoret edhe pa kabllo. Kjo pajisje pastron në nivel nano dhe ka filter HEPA H13, i cili siguron 99.95% efikasitet pastrimi. Përdoreni si fshesë vakumi për t’i pastruar dyshemetë, apo si fshesë dore për zonat e tjera. Me një mbushje, ju mundëson deri në 30 minuta pastrim.
- Më shumë
-
Lehtësisht pastroni edhe zonat më të vështira për t’u arritur, me këtë fshesë vakumi e cila mund të përdoret edhe pa kabllo. Kjo pajisje pastron në nivel nano dhe ka filter HEPA H13, i cili siguron 99.95% efikasitet pastrimi. Përdoreni si fshesë vakumi për t’i pastruar dyshemetë, apo si fshesë dore për zonat e tjera. Me një mbushje, ju mundëson deri në 30 minuta pastrim.
Më shumë - Përshkrimi
-
Për pastrim më të lehtë dhe më të shpejtë
Hiqni qafe shpejt dhe lehtë pluhurin, qimet e kafshëve dhe papastërtitë tjera me fshesën Nano Multiuse. Kjo pajisje është një fshesë fleksibile 2në1, që ju mundëson pastrim vakumi në dysheme si dhe në zonat e tjera më të vështira për t’u arritur. Fshesa është e pajisur me filter HEPA H13, për t’i larguar alergjenët, irrituesit dhe aromat e pakëndshme.
Filtrim i avancuar për ajër më të pastër
Ajri që merr një pastrues vakumi, duhet të nxirret jashtë, dhe fshesat më pak efektive thjesht e nxjerrin jashtë atë ajër me grimca pluhuri, alergjenë dhe irritues të tjerë. Në këtë mënyrë, mund të shkaktojnë probleme për mushkëritë tuaja. Prandaj fshesa Nano Multiuse është e pajisur me filter HEPA H13, i cili ofron 99.95% efikasitet pastrimi. Ky filter bllokon edhe grimcat më të vogla të dëmshme, duke mundësuar që vetëm ajri i pastër dhe i freskët të kthehet në shtëpinë tuaj.
Pa kabllo
Furçë e motorizuar
Performancë e shkëlqyer
Pa qese pluhuri
Teknologji ciklonike
Filter HEPA H13
Kursen hapësirë
Mirëmbahet lehtë
2në1, për dysheme dhe zonat tjera në shtëpi
Kjo fshesë kompakte është e lehtë, andaj lehtësisht mund të lëvizet përreth shtëpisë. Madje, mund ta përdorni edhe si fshesë dore dhe t’i pastroni edhe zonat më të vështira për t’u arritur. Thjesht ndërroni aksesorët, shndërrojeni në një fshesë dore dhe pastroni edhe pjesët që s’keni mundur t’i pastroni me një fshesë vakumi.
Fuqi ciklonike
Një bateri e rimbushur mund të ofrojë deri në 30 minuta fuqi ciklonike të plotë pastrimi, me 12kPa thithje – e mjaftueshme për ta larguar rrëmujën. Në vend të qeses së pluhurit, kjo fshesë ka një shportë me kapacitet 1l (prej së cilit 0.5l mund të përdoret). Shporta zbrazet & pastrohet shumë lehtë dhe më s’keni nevojë të brengoseni për të blerë qese vakumi.
Funksionon në të gjitha sipërfaqet, nga tepihët deri te pllakat.
Pastroni nën mobilje, arrin zonat më të vështira deri në 1m.
Bartet & ngritet lehtë, ju mundëson ta pastroni edhe pluhurin nga tavanet.
Ka aksesorë të ndryshëm për pastrim sa më efikas.
Seti përmban:
- Gryka për tapiceri
- Mbushësi
- Njësia kryesore
- Varësja për mur
- Tub
- Mbajtësi i grykës
- Koka me furçë
- Gryka e çarë
12345678 - Si të masni numrin e këmbës? Shiko tabelën dhe gjeje madhësinë e duhur për këmbën tënde.
-
Të dhëna teknike:
- Dimensionet e produktit: 290x116x200mm (njësia kryesore)
- Pesha e produktit: 1.1kg (njësia kryesore)
- Gjatësia e kabllos (adapterit): 1.5m
- Gjatësia e tubit zgjatës: 710mm
- Kapaciteti total i shportës: 1l
- Kapaciteti i shportës që mund të përdoret: 0.5l
- Fuqia: 150W
- Fuqia thithëse: 26.81 AW
- Koha e nevojshme për mbushje: 4-5h
- Me një mbushje, pa kabllo funksionon deri në 30 min
- Bateria: 22.2W; 2200 mAh