Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

RRETH NESH

PJESË E NJË KOMPANIE LIDERE

Walkmaxx është brend i kompanisë Studio Moderna, kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë në Europën Qendrore dhe Lindore. Me brendet tona të njohura botërisht dhe prezencën në 23 shtete, ne kemi arritur një grup prej 370 milionë konsumatorësh në tërë botën.

Të gjitha brendet tona kanë një mision të përbashkët: Përmirësimin e mirëqenies dhe jetës së përditshme.

Walkmaxx nuk prodhon vetëm këpucë. Krijon edhe dëshirën për të lëvizur, inspiron dëshirën e lirisë dhe mundëson një jetesë më të mirë, duke ofruar rehati në çdo hap.

VLERAT TONA

Brendi Walkmaxx është i përkushtuar për këto vlera:

REHATI – thelbi i çdo këpuce që e dizajnojmë,

LEXO MË SHUMË

BESUESHMËRI – e dëshmuar nga cilësia që ofrojmë,

RISI për më shumë rehati, duke nisur nga materialet e poshtme e deri të ato të sipërme,

QËNDRUESHMËRI sepse ne përzgjedhim materiale të qëndrueshme për këpucë,

NATYRË sepse kujdesemi për planetin dhe jemi fokusuar për një jetesë të qëndrueshme dhe të ndërgjegjshme,

LËVIZJE sepse lëvizja është energji dhe energjia është jetë. Të gjitha këpucët tona mundësojnë hapa të lehtë, duke na mundësuar të qëndrojmë aktiv më gjatë.

Comfort Hub

LINJAT TONA

Këpucët tona janë të ndara në dy segmente. Walkmaxx Originals kanë shuallin e lakuar – elementi më i njohur i Walkmaxx. Kurse lloji tjetër Walkmaxx Trend kanë modele këpucësh, të cilat e kanë shuallin e sheshtë.

WALKMAXX ORIGINALS

Walkmaxx Originals është mirëqenie e personalizuar, një jetë e ngadaltë e mbushur me momente dhe njerëz të çmuar dhe ndjesi e lirisë – lirisë së lëvizjes, lirisë së qenurit vetëvetja.

Comfort Hub

WALKMAXX TREND

Walkmaxx Trend kanë të bëjnë me aventurën, janë kombinim i stileve, janë dinamike dhe rinore. Për më tepër, këpucët e kësaj linje janë shumë të rehatshme.

Comfort Hub

MISIONI YNË

Në vitin 2010 ishim një kompani e vogël këpucësh, sot jemi shndërruar në një brend të njohur, me më shumë se 50 modele në portofolion tonë, si dhe jemi të pranishëm më më shumë se 20 shtete. Kjo është një dëshmi se po ecim në hapat e duhur. Andaj, edhe misioni ynë është që përmes këpucëve tona, t’ju ofrojmë rehati në çdo hap dhe ju të ecni në hapat e duhur.

  • Brendi Walkmaxx numëron 90% klientë të kënaqur.

  • Mesatarisht, një klient i këtij brendi ka 3 palë këpucë Walkmaxx.

  • Me Walkmaxx, përjetoni rehatinë në çdo hap.