Club5
0
0,00 €
Losd fsdf sd
Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

TEKNOLOGJIA JONË

PËR TA SHIJUAR JETËN JASHTË ZONËS SUAJ TË REHATISË, FILLIMISHT DUHET TË SHKELNI NË NJË ZONË TË TILLË.

Këpucët janë më shumë se sa pjesë e garderobës sonë. Edhe rehatia është më shumë se sa një ndjenjë. Andaj, kur flasim për këpucët Walkmaxx, flasim për mirëqenien, sepse këto këpucë janë kombinim i së bukurës dhe rehatisë, që ju ta shijoni çdo hap, në çdo rast.

Për ta arritur këtë, për prodhimin e këpucëve tona ne përdorim teknologjitë më të reja dhe vetëm materialet më të mirë.

WALKMAXX ORIGINALS

Shualli i lakuar i famshëm Walkmaxx është zhvilluar në Gjermani, si një shuall risi që do që imition lëvizjen natyrale të këmbëve dhe ndjesinë e të ecurit zbathur. Në këtë mënyrë, ju ofron rehati në cdo hap. Me krijimin e Walkmaxx Originals, ne kemi synim që të sjellim më shumë energji në jetën e njerëzve dhe t’i frymëzojmë të jenë më shumë aktiv.

STRUKTURA

  • SHTROJA E JASHTME

    Shtroja e jashtme karakterizohet nga sipërfaqja jo-rrëshqitëse, hapësirë e gjerë për gishtërinj dhe tërheqje e shkëlqyer. Këto veti të kombinuara së bashku, ndihmojnë aktivizimin e muskujve, ofrojnë mbështetje dhe rehati për këmbët tuaja. Shkurt, janë kombinimi i përkryer për t’ju mbajtur në lëvizje.

  • SHTROJA E BRENDSHME

    Shtroja e brendshme është dizajnuar për t’ju mundësuar hapa sa më të lehtë dhe për të absorbuar goditjet. Kjo ndihmon në shpërndarjen më të barabartë të peshës trupore, andaj ju do të ndihen sikur po ecni zbathur.

  • PJESA E SIPËRME

    Kur ju pëlqen pamja e këpucëve, ju ndiheni edhe më rehat dhe keni më shumë vetëbesim për t’i mbathur. Andaj këpucët Walkmaxx kanë një dizajn tërheqës, si dhe materiale cilësore në pjesën e sipërme. Dizajni klasik dhe bashkëkohor janë kombinimi perfekt për t’ju bërë të ndiheni më mirë dhe më rehat në çdo hap.

WALKMAXX TREND

Shualli i sheshtë është elementi kryesor i këpucëve të kësaj linje, i dizajnuar për t’ju mundësuar hapa të lirshëm. Këto këpucë janë krijuar për t’ua ofruar rehatinë që ju duhet gjatë tërë ditës – qoftë nëse qëndroni ulur, dilni për një ecje të thjeshtë apo udhëtoni. Ne donim që t’ua ofronim ndjesinë sikur e tërë bota është në këmbët tuaja, në çfarëdo drejtimi që zgjedhni të shkoni. Sepse me Walkmaxx Trend, kudo që shkoni, e keni rehatinë me vete.

STRUKTURA

  • SHTROJA E JASHTME

    Kur vjen puna te dizajnimi i shtrojës së jashtme, qëndrueshmëria është elementi kyç. Ju mund të mbështeteni te këpucët tona për ta fuqizuar performancën tuaj lëvizëse, për ta ekuilibruar tërë trupin dhe për ta përjetuar rehatinë në çdo hap.

  • SHTROJA E BRENDSHME

    Materialet cilësore që janë përdorur për këtë pjesë, ju sigurojnë hapa më të lehtë, absorbim të goditjeve dhe ju ofrojnë mbështetje nga thembra deri te gishtat. Brendësia e këtyre këpucëve përkëdhelë këmbët tuaja, duke ju siguaruar hapa më të lehtë, që jut ë qëndroni aktiv më gjatë.

  • PJESA E SIPËRME

    Linjat moderne, një mbulesa e butë dhe pjesët anësore mbështetëse sigurojnë që këpucët tona do t'ju përshtaten për mrekulli. Thjesht, do t’i dashuroni këto këpucë, të cilat janë gërshetim i elegancës dhe rehatisë.