Çantë elegante Fit

Elegante, me shumë xhepa dhe praktike për t'u bartur - ju prezentojmë çantën Fit! Kompakte dhe elegante, kjo çantë ka vend të mjaftueshëm për kuletën, çantën e kozmetikës dhe gjësende tjera. Me një dizajn të bukur, dhe rripa që rregullohen sipas nevojës suaj, çanta Fit është mëse e përshtatshme!
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Elegante, me shumë xhepa dhe praktike për t'u bartur - ju prezentojmë çantën Fit! Kompakte dhe elegante, kjo çantë ka vend të mjaftueshëm për kuletën, çantën e kozmetikës dhe gjësende tjera. Me një dizajn të bukur, dhe rripa që rregullohen sipas nevojës suaj, çanta Fit është mëse e përshtatshme!
Më shumë - Përshkrimi
-
Elegante dhe praktike
Doni një çantë elegante apo një çantë praktike për të bartur gjërat e nevojshme? Te Çanta Fit i gjeni të dyja! Jo vetëm që ka një dizajn elegant e të bukur, por ka vend të mjaftueshëm për gjësendet tuaja. Me ngjyrë të zezë dhe e kombinuar me një strukturë të ngjashme si të lëkurës, kjo çantë padyshim është një aksesor ideal për adhuruesit e modës!
S'ka më rrëmujë në çantë
Për dallim nga çantat e tjera që janë një "labirint pa fund" dhe mezi i gjeni gjërat tuaja, çanta elegante Fit ka shumë xhepa, duke iu mundësuar t'i organizoni më mirë gjësendet tuaja. Përpos xhepit kryesor me zinxhir dhe një mbyllje shtesë me magnet, në pjesën e përparme çanta ka edhe një xhep të vogël, ku mund t'i vendosni kufjet apo stilolapsin.
Çantë ideale
Përpos që ka vend të mjaftueshëm edhe për ndonjë laptop të vogël, kjo çantë është e dizajnuar që ta shpërndajë peshën në mënyrë të barabartë. Pra, krahët tuaj nuk do t'iu dhembin dhe sigurisht, çantën mund ta bartni edhe për në punë. Kaq e gjithanshme, kjo çantë është ideale për përdorim.
Lehtësisht përshtatet me garderobën tuaj
Falë dizajnit të mrekullueshëm dhe ngjyrës së zezë, kjo çantë lehtësisht përshtatet me shumë veshje. Është ndër ato çantat e rralla që zë shumë gjëra, por prapë duket e vogël dhe elegante. Pse të shpenzoni para duke blerë çantë për çdo veshje, përderisa çantën Fit mund ta përshtasni me të gjitha?
E sigurtë
Nëse keni një udhëtim të gjatë, me siguri gjatë tërë kohës e kontrolloni çantën për t'u siguruar që të gjitha gjërat i keni në vend. Me çantën elegante Fit nuk keni nevojë të brengoseni - falë strukturës që ka, gjërat tuaja mbeten të sigurta aty ku i keni lënë.
- Specifikat Teknike
-
Material PU