Ne jemi të vetëdijshëm se klientët tanë nuk janë një grup i njëtrajtshëm, që kanë preferenca dalluese dhe përjetojnë situata të ndryshme jetësore. Në bazë të hulumtimeve, testeve, reagimeve të konsumatorëve dhe analizave kemi identifikuar disa grupe nevojat e të cilëve ne besojmë se mund të kujdesemi. Nga fillimet modeste me vetëm një këpucë ne kemi prezantuar 4 linja të ndryshme:

  • Përzgjedhje e gjerë e modeleve tërheqëse, të lehta, të frymëmarrese dhe ekstra komode për të bërë maksimumin nga çdo hap gjatë ecjes.

  • Zgjedhje e përkryer për njerëzit që kërkojnë një mënyrë jetese aktive dhe duan të përjetojnë liri më të madhe të lëvizjes.

  • Zgjedhje e përkryer për njerëzit që kërkojnë një mënyrë jetese aktive dhe duan të përjetojnë liri më të madhe të lëvizjes.

  • Me shtresat e trajtuara antibacterial veçanërisht të përshtatshme për njerëzit që kanë këmbë të djersitur ose veshin këpucët e tyre gjatë gjithë ditës.

Lexo më shumë rreth benefiteve të secilës linjë:

Linja COMFORT

Përzgjedhje e gjerë e modeleve tërheqëse, të lehta, frymëmarrëse dhe ekstra komode për të bërë maksimumin nga çdo hap që ec.

Modelet nga linja COMFORT janë të përshtatshme për të gjithë ata që:

  • Janë të lodhur nga kompromiset me dukje për hir të rehatisë
  • Duhet të qëndrojnë shumë gjatë në këmbë
  • Përjetojnë lodhje dhe ënjtje të këmbëve
  • Kërkojnë rehati të lartë dhe ndjenjën e të ecurit zbathur
  • Jenë të vetëdijshëm se këpucët e duhura janë thelbësore për mirëqenien e mirë të përgjithshme

Benefitet e këpucëve të linjës COMFORT

  • 4 mm shtresë shkume memoruese jep komoditet të përmirësuar dhe efekt shtesë për ngrohje në ditët e ftohta të dimrit (të gjitha modelet përveç pantoflave)
  • Shualli i rrumbullakët lejon lëvizjen natyrale të rrotullimit të këmbës, duke siguruar ndjenjën e ecjes këmbë zbathur
  • Shualli i rrumbullakët dhe shtresa me shkumë memoruese do të ndihmojnë më tej për të absorbuar goditjen, zvogëlimin e pikave të presionit dhe shpërndarjen më të barabartë të peshës trupore, duke ju lejuar të qëndroni aktiv për periudha më të gjata kohe
  • Modelet nga linja e COMFORT do të ndihmojnë në shmangien e disa problemeve të këmbëve, të tilla si ënjtje dhe dhimbje të tjera që lidhen me periudha të gjata të qëndrimit dhe ecjes

Zgjidhni midis modeleve të linjës Comfort dhe kënaquni me rehatinë e shtuar:

Linja FIT

Zgjedhje e përkryer për njerëzit që kërkojnë një mënyrë jetese aktive dhe duan të përjetojnë liri më të madhe të lëvizjes.

Modelet nga linja FIT janë të përshtatshme për të gjithë ata që:

  • Kërkojnë një mënyrë jetese më aktive dhe më të shëndetshme
  • Përjetojnë problemet e dhimbje të shpinës
  • Përjetojnë ndjesi të lodhur, të fryrë dhe djegie në këmbët e tyre
  • Kërkojnë këpucë që parandalojnë dhimbjet në nyje / shpinë, përmirësojnë lëvizjen dhe inkurajojnë aktivizimin e muskujve
  • Kërkojnë këpucë që sigurojnë ndjenjën e të ecurit zbathur
  • Vendosin mbi cilësinë dhe pamjen dhe preferojnë këpucë të përshtatshme për një gamë të gjerë përdorimi

Benefitet e këpucëve të linjës FIT:

  • Këpucët do t'ju japin mbështetje shtesë dhe do të rrisni besimin me çdo hap që merrni
  • Ndihmon në parandalimin / zbutjen e dhimbjeve duke zvogëluar presionin mbi pikat e zakonshme të presionit, gjë që ju mundëson të qëndroni aktivë për periudha më të gjata kohore
  • Aktivizon lëvizjet e duhura natyrale
  • Duke rishpërndarë presionin nga nyjet tek muskujt Walkmaxx me shuallin e rrumbullakët ndihmojnë në tonifikimin dhe formësimin e muskujve si kofshët, mollaqe dhe muskujt e barkut.

Zgjidhni midis modeleve të linjës Fit dhe gëzoni lirinë e lëvizjes:

Linjë ADAPTIVE

Materiali fleksibil i zgjerueshëm që zgjerohet deri në 1,5 cm është zhvilluar për ata që kërkojnë rehati optimale, pavarësisht nga forma dhe gjerësia e këmbëve të tyre.

Këpucët e linjë ADAPTIVE janë të përshtatshme për të gjithë ata që:

  • Vuajnë nga deformimet e këmbëve dhe si pasojë ju nevojiten këpucë që zgjerohen dhe kthehen në formë origjinale
  • Kërkojnë këpucë që janë të lehta për ecje
  • Janë lodhur duke kërkuar këpucë të përshtatshme
  • Kalojnë orë të gjata në këmbë
  • Kërkoni këpucë të rekomanduara nga ortopedët

Benefitet e këpucëve të linjës ADAPTIVE:

  • Duke u zgjeruar dhe përshtatur janë të duhurat pë cdo gjerësi të këmbës
  • 2 në 1 shtresa përfshin edhe të gjitha përfitimet e shuallit të rrumbullët, ndër të cilat absorbimi i goditjeve, pesha e trupit në mënyrë të barabartë të redistribuar dhe pikat e zvogëluara të presionit janë ndër më të rëndësishmet.
  • Ndihmon për të zbutur dhimbjet e shkaktuara nga deformimet dhe për të shmangur deformimet e këmbëve të shkaktuara nga këpucë të pahijshme.
  • Të përshtatshme për ata me deformime të butë këmbë dhe ata që kalojnë orë të gjata në këmbët e tyre

Zgjidhni midis modeleve të linjes adaptive dhe shijoni shëtitjet e lehta:

Linja PURE

Me shtresat e trajtuara antibacterial veçanërisht të përshtatshme për njerëzit që kanë këmbë të djersitur ose veshin këpucët e tyre gjatë gjithë ditës.

Modelet nga linja PURE janë të përshtatshme për të gjithë ata që:

  • Kërkojnë këpucë të hapura dhe të frymëmarrëse
  • Vlerësojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë
  • Kërkojnë këpucë që sigurojnë ndjenjen e të ecjes zbathur

Benefitet e këpucëve të linjës PURE:

  • Shtresa e brendshme frymëmarrëse është e pështatshme për ata që kanë djerësitje të këmbëve
  • Shualli inovativ i rrumbullakët zvogëlon pikat e presionit dhe shpërndanë peshën në mënyrë të barabartë të trupit, duke ju ndihmuar të përmirësoni ecjen tuaj dhe të qëndroni aktivë për më shumë, si dhe dhimbjet e këmbëve të do të reduktohen
  • Dizajni atraktiv dhe i guximshëm rrit besimin tuaj dhe ju jep rehati në të gjitha rastet gjatë veshjes

Zgjidhni midis modeleve të linjës PURE dhe shijoni ndjenjën e freskët: